Ca’ Marcanda është kantina prestigjioze e familjes Gaja, e vendosur në zemër të Bolgherit, Toskanë. E themeluar në vitin 1996, kantina shtrihet mbi 80 hektarë vreshta në zonën e mbrojtur DOC të Bolgherit. Që në fillim, vizioni ishte i qartë: të ndërtohej një kantinë që të bashkëjetonte me natyrën. Prandaj, ndërtimi u realizua nëntokë, duke ruajtur pamjen natyrore të territorit. Fasada u mbulua me gurët e gjetur gjatë punimeve të tokës dhe u rrethua me bimësi vendase, përfshirë edhe 350 peme ulliri shekullorë
Promis
Promis
Emri të kujton fjalën italiane “promessa”, që do të thotë premtim. Është një shenjë e përkushtimit të familjes Gaja për të krijuar një projekt me vlerë në Toskanë. Vera ka një karakter të ri dhe guximtar, me një frymë freskie dhe gjallërie.
Tipi E kuqe
Varieteti: Merlot, Syrah, Sangiovese
Zona e kultivimit: Bibbona
Aroma: Mjedër, rrush të zi ,boronicë. bimë aromatike, manaferra ,qershi e zezë ,aromë ulliri.
Shija: Butësia e Merlot-it dhe ndjesia pikante e Syrah-ut përputhen me freskinë karakteristike të Sangiovese-s.
Përqindja e alkoolit: 13.5% vol
Temp. e shërbimit: 16–18 °C
Shoqërohet me: Mish dhe pjata kryesore , Pasta dhe Rizoto .
Vistamare
Vistamare është një verë e bardhë elegante që pasqyron freskinë dhe shkëlqimin e bregdetit italian. E krijuar nga një përzierje Vermentino, Viognier dhe Fiano, ajo ofron aroma frutash të freskëta dhe një shije të butë, të ekuilibruar dhe të këndshme.
Tipi: E bardhë
Varieteti: Vermentino, Viognier, Fiano
Zona e kultivimit: Bolgheri, Toskanë
Aroma: Pjeshkë, kajsi, nota deti
Shija: E freskët dhe e fortë
Përqindja e alkoolit: 14% vol
Temp. e shërbimit: 10 – 12°C
Shoqërohet me: Fruta deti, pasta me salca të lehta, perime të pjekura ose të ziera në avull, djathëra të ndryshëm
Vistamare
Magari Bolgheri Dop
Magari Bolgheri Dop
Magari është një nga verërat premium të Ca’ Marcanda, krijuar për të shprehur karakterin e tokës së Bolgherit. Kjo verë e kuqe e fuqishme dhe elegante tregon aftësinë e pronës për të prodhuar verëra me strukturë të fortë dhe jetëgjatësi të gjatë.
Tipi: E kuqe
Varieteti: Cabernet Franc, Cabernet Sauvignon, Petit Verdot
Zona e kultivimit: Bolgheri
Aroma: Fruta të kuqe , erëza aromatike
Shija: E plotë dhe e butë me një freski dhe shije të këndshme
Përqindja e alkoolit: 14.5% vol
Temp. e shërbimit: 16 – 18°C
Shoqërohet me: biftek, qengj, mish i egër , Djathëra të fortë si Pecorino, Parmesan