E vendosur në zemër të Trentino-s, San Leonardo është një kantinë me histori e cila daton prej shekullit të 18-të. Prej më shumë se 300 vitesh, familja Guerrieri Gonzaga ka ruajtur një traditë të fortë në prodhimin e verës, duke i qëndruar besnike cilësisë dhe lidhjes me natyrën . San Leonardo kultivon mbi 30 hektarë vreshta në një mikroklimë të veçantë , mes Alpeve dhe pranë Liqenit të Gardës , që krijon kushte ideale për varietete klasike si: Cabernet Sauvignon , Carmenère , Merlot , Sauvignon Blanc , Riesling .
Terre
Terre
Një verë e kuqe e rafinuar dhe harmonike, e përbërë nga një përzierje klasike Bordeaux: Cabernet Sauvignon, Merlot dhe Carmenère. Një verë me stil klasik, por e përshtatshme në çdo rast.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: Cabernet Sauvignon, Merlot, Carmenère
Zona e kultivimit: Trentino
Aroma: Qershi e errët , mjedër
Shija: E thatë, e butë, e balancuar, me fund pak të athët dhe aromë të qëndrueshme
Përqindja e alkoolit: 13% vol
Temp. e shërbimit: 16°C
Shoqërohet me: Mish të kuq, pulë të pjekur, kërpudha, dhe djathëra të pjekur
Riesling
Riesling i San Leonardo piqet në fuçi të mëdha druri që zbusin aciditetin dhe karakterin e fortë, duke i dhënë verës një mineralitet të thellë dhe nuanca të ëmbla. Është një verë elegante, freskuese dhe komplekse, me aromë frutash dhe lulesh, që reflekton traditën dhe klimën unike të Trentino-s.
Tipi: Verë e bardhë
Varieteti: 100% Riesling
Zona e kultivimit: Trentino
Aroma: Fruta tropikale , nota agrumesh , lule mjalti, erëza të ëmbla
Shija: E thatë, e freskët, e butë, dhe një ekuilibër të përsosur mes strukturës dhe aciditetit Një përfundim mineral i qëndrueshëm
Përqindja e alkoolit: 13% vol
Temp. e shërbimit: 12 – 14 °C
Shoqërohet me: Peshk , sushi , fruta deti , pjata me perime te freskëta
Riesling
Grappa Bianca
Grappa Bianca
Grappa Bianca është një distilat i pastër dhe elegant, prodhuar në sasi të kufizuara nga mbetjet e rrushit të vreshtave të familjes. Ajo distilohet me kujdes në aparate të vogla me avull të drejtpërdrejtë, duke ruajtur aromat delikate dhe karakterin unik të rrushit.
Tipi: Grappa
Varieteti: Cabernet Sauvignon, Carmenère, Merlot, Sauvignon Blanc, Riesling
Zona e kultivimit: Trentino
Aroma: Nota delikate frutash të bardha, lule dhe pak shije druri
Shija: E thatë në mënyrë perfekte, por njëkohësisht e butë dhe e plotë
Përqindja e alkoolit: 43% vol
Temp. e shërbimit: 10 – 14°C
Shoqërohet me: Çokollatë të zezë, fruta të thata, ose si digestiv pas një vakti
San Leonardo
Vera emblemë e kantinës, e mbështetur në një trashëgimi shekullore. Një përzierje elegante në stilin Bordeaux, me finesë eshte e kultivuar në toka me origjinë vullkanike dhe e vlerësuar për elegancën dhe qëndrueshmërinë e saj të jashtëzakonshme.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: Cabernet Sauvignon, Carmenère, Merlot
Zona e kultivimit: Trentino
Aroma: Fruta pylli ,nota balsamike ,duhan , erëza aromatike
Shija: E rafinuar, komplekse dhe me taninë të strukturuara
Përqindja e alkoolit: 13% vol
Temp. e shërbimit: 16°C
Shoqërohet me: Biftek, mish qengji, gjeldeti dhe djathëra si pecorino
San Leonardo
Carmenère
Carmenère
San Leonardo Carmenère është bërë 100% nga rrushi Carmenère i vreshtave më të vjetër të kantinës. Varietet me origjinë nga Bordeaux, i kultivuar në Dolomite. Vera ka aroma të pasura frutash dhe erëzash të lehta.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: 100% Carmenère
Zona e kultivimit: Trentino
Aroma: Qershi , luleshtrydhe , piper i zi , rosmarinë
Shija: E ëmbël, pikante dhe e freskët. Elegante dhe e rafinuar
Përqindja e alkoolit: 13% vol
Temp. e shërbimit: 16 °C
Shoqërohet me: Mish të kuq , gatime me erëza mesdhetare
Grappa Stravecchia
Grappa Stravecchia San Leonardo prodhohet nga pomaca e vreshtave autoktone të kantinës dhe piqet për 5 vite në fuçi barrique, duke zhvilluar një strukturë të rrumbullakosur dhe profil aromatik të rafinuar. Grapat San Leonardo prodhohen në sasi të vogla, me kokrriza rrushi që vijnë nga nga vreshtat e pronës dhe distilohet në kazanët tradicionalë me avull të drejtpërdrejtë.
Tipi: Grappa
Varieteti: Cabernet Sauvignon, Carmenère, Merlot
Zona e kultivimit: Trentino
Aroma: E pastër , aromatike
Shija: E plotë,e rafinuar aromatike me përfundim të gjatë. e rafinuar, e butë dhe e thatë
Përqindja e alkoolit: 45% vol
Temp. e shërbimit: 16 – 18 °C
Shoqërohet me: çokollatë të zezë ose si digestiv pas vakteve të rënda
Grappa Stravecchia