Kantina historike e verës, e ndërtuar në fund të shekullit të 19-të, tani përdoret për të pjekur verërat e kuqe në dy bodrume nëntokësore .Pronat e Rivera-s janë një simbol i historisë dhe zhvillimit bujqësor të një territori të tërë që specializohej në vreshtari dhe kultivimin e ullinjve. Sot prona mbulon 150 hektarë. Pas sukseseve të hershme, një krah i ri u ndërtua në vitet 1960. Të gjitha fazat e prodhimit kombinojnë teknikat më moderne të vreshtarisë dhe enologjisë me respekt të plotë për proceset natyrore.
Rupicolo Castel del Monte DOC
Rupicolo Castel del Monte DOC
E bërë nga kombinimi i varieteteve tradicionale të DOC Castel del Monte, duke përfshirë "Nero di Troia" dhe Cabernet Sauvignon sjell një verë të kuqe të freskët, e këndshme në të gjitha aspektet.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: Nero di Troia, Cabernet Sauvignon
Zona e kultivimit: Puglia , Itali
Aroma: Mana të kuqe , piper i zi
Shija: E freskët ,frutore dhe e butë
Përqindja e alkoolit: 13% vol
Temp. e shërbimit: 14 – 18 °C
Shoqërohet me: Mish të pjekur, shpendë, djathëra, pasta
Fedora Castel del Monte D.O.C.G
Fedora është një verë e bardhë e freskët dhe frutore e prodhuar me një përzierje të vreshtave tradicionale të zonës D.O.C. Castel del Monte. Rezultati është njëverë e thatë dhe harmonike, me një shije të freskët. Shkëlqyeshëm si aperitiv.
Tipi: Verë e bardhë
Varieteti: Bombino bianco, Pampanuto, Chardonnay
Zona e kultivimit: Puglia , Itali
Aroma: Nota lulesh dhe frutash
Shija: E thatë, e freskët ,frutore
Përqindja e alkoolit: 12.5% vol
Temp. e shërbimit: 10 – 13°C
Shoqërohet me: Antipasta , pjata me peshk ,pasta të lehta
Fedora Castel del Monte D.O.C.G