Kantina San Marzano u themelua në 1962 në qytetin e vogël San Marzano, në zemër të zonës Primitivo di Manduria DOP në Puglia. Nga ëndrra e 19 verarëve të parë, kantina është rritur në një markë ndërkombëtare, e njohur për cilësinë dhe pasionin për rrushin Primitivo. Nën drejtimin e Francesco Cavallo prej 1982, dhe me investime strategjike si linja moderne e shisheve në 1996, Cantine San Marzano ka kombinuar traditën me inovacionin.
Anniversario 62 Primitivo di Manduria DOP Riserva
Anniversario 62 Primitivo di Manduria DOP Riserva
Duke festuar vitin në të cilin u themelua Cantine San Marzano (1962), kjo Riserva piqet për 18 muaj në fuçi të vogla lisi për të shfaqur gjithë fuqinë dhe pasurinë e rrushit Primitivo paksa të mbipjekur.Rezultati është një verë intensive komplekse, dhe e plotë.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: 100% Primitivo
Zona e kultivimit: Manduria, Puglia
Aroma: Fruta të kuqe të pjekura, kumbull ,reçel qershie, nuanca tabacco, erëza të lehta .
Shija: E plotë, e butë dhe e pasur me taninë të imta, me nuanca kakaoje, kafeje dhe vaniljeje në fund
Përqindja e alkoolit: 14.5 % vol
Temp. e shërbimit: 18 °C
Shoqërohet me: Antipasta të kripura, mish të kuq dhe mish gjahu
Sessantanni Primitivo di Manduria Riserva
Një verë ikonike e Cantine San Marzano, që ka ndryshuar perceptimin e verërave të Puglias në botë. E prodhuar nga rrush i vreshtave të vjetra mbi 60-vjeçare, të kultivuara sipas sistemit tradicional Alberello.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: 100% Primitivo
Zona e kultivimit: Manduria, Puglia
Aroma: Fruta të kuqe, kumbull ,reçel qershie, nuanca tobacco
Shija: E plotë, e balancuar dhe e butë, e pasur me taninë elegante, me përfundim të gjatë dhe nuanca kakaoje, kafeje dhe vaniljeje
Përqindja e alkoolit: 14.5% vol
Temp. e shërbimit: 18°C
Shoqërohet me: Antipasta të kripura, mish të kuq dhe mish gjahu
Sessantanni Primitivo di Manduria Riserva
Collezione Cinquanta Vino Rosso d’Italia
Collezione Cinquanta Vino Rosso d’Italia
Në vitin 2012, pesëdhjetë vjet pas themelimit të Cantine San Marzano, lindi Collezione Cinquanta një verë e fuqishme dhe e strukturuar, me aromë komplekse frutash të kuqe të pjekura dhe erëzash.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: Rrush i kuq vendas
Zona e kultivimit: Salento, Puglia
Aroma: Kumbull, recel , vanilje , erëza pikante
Shija: Intensive në shije, e plotë dhe me përfundim të gjatë dhe të kënaqshëm.
Përqindja e alkoolit:14.5% vol
Temp. e shërbimit: 18 °C
Shoqërohet me: Antipasta të kripura, mish të kuq dhe mish gjahu.
Edda Bianco Salento IGP
Një verë e bardhë komplekse, me nuanca mesdhetare, freski të këndshme, butësi elegante dhe nota minerale, ku Chardonnay dhe varietete autoktone të Puglias krijojnë një përzierje harmonike dhe jetëgjatësi.
Tipi: Verë e bardhë
Varieteti: Chardonnay dhe varietete të tjera vendase të rrushit të bardhë
Zona e kultivimit: Salento, Puglia
Aroma: Nota të buta lulesh, pjeshke dhe nuanca vaniljeje
Shija: E freskët, delikate dhe minerale.
Përqindja e alkoolit: 14.5% vol
Temp. e shërbimit: 12–14 °C
Shoqërohet me: Antipasta , pjata të para me peshk dhe djathë.
Edda Bianco Salento IGP
Talò Primitivo di Manduria DOP
E prodhuar nga rrush i kultivuar pranë detit, është një verë e kuqe e plotë ku mund të perceptohen mineraliteti dhe përbërësit balsamikë, si dhe eleganca e taninës dhe shpërthimi i frutave të kuqe aromatike.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: 100% Primitivo
Zona e kultivimit: Manduria, Puglia
Aroma: Qershi dhe kumbulla të pjekura , kakao , vaniljeje.
Shija: Tekstura e butë përfundim i gjatë me shije të qëndrueshme dhe të ëmbël.
Përqindja e alkoolit: 14% vol
Temp. e shërbimit: 16–18 °C
Shoqërohet me: Pjata të para të kripura, mish qengji , djathë i fortë
Il Pumo Primitivo Salento IGP
E frymëzuar nga Pumo, objekti tradicional që ka zbukuruar ballkonet dhe shkallët e lashta të Puglias, kjo verë reflekton bollëkun dhe karakterin e rajonit me ngjyra rubinë e thellë me nuanca vjollce dhe aroma komplekse.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: 100% Primitivo
Zona e kultivimit: Salento, Puglia
Aroma: Kumbull ,qershi , erëza mesdhetare.
Shija: Paksa pikante, një verë e plotë, e butë dhe e ekuilibruar, e lehtë
Përqindja e alkoolit: 13.5% vol
Temp. e shërbimit: 16–18 °C
Shoqërohet me: Pjata të para të kripura, mish i kuq , djathë i fortë etj
Il Pumo Primitivo Salento IGP
Tramari Rosé di Primitivo Salento IGP
Tramari Rosé di Primitivo Salento IGP
Në ekuiliber me ujin e detit, një rozë elegante dhe e lehtë, e sofistikuar por edhe e rastësishme, e lindur në veren plot diell të Salentos. Në qiellzë, ndihen lulet dhe një notë e kripur që të kujton bregdetin e thyer dhe me rërë. E prodhuar tërësisht nga rrushi Primitivo. Rozë e zbehtë, me nuanca qershie dhe mjedre.
Tipi: Rosé
Varieteti: 100% Primitivo
Zona e kultivimit: Salento, Puglia
Aroma: Aromë e vazhdueshme e shkurreve mesdhetare, me nuanca qershie dhe mjedre.
Shija: Vere e fresket dhe elegante,e ekuilibruar ne shije
Përqindja e alkoolit: 12.5% vol
Temp. e shërbimit: 10 – 12 °C
Shoqërohet me: Antipasta italiane, supa peshku, peshk i pjekur në furrë , djathëra të rinj ose pak të pjekur