Massolino është një kantinë familjare e themeluar në vitin 1896 në Serralunga d’Alba, në zemër të rajonit Langhe. Me një histori të gjatë dhe lidhje të veçantë me vreshtat ikonë si Vigna Rionda, Massolino prodhon Barolo dhe Barbaresco me karakter të thellë dhe elegancë, duke përzier traditën me teknologjinë moderne dhe pasionin familjar për tokën dhe verën. Çdo shishe është shprehje e respektit ndaj territorit dhe pasionit për përsosmëri që ka udhëhequr familjen Massolino për më shumë se një shekull.
Moscato d’Asti DOCG
Moscato d’Asti DOCG
Moscato d’Asti DOCG është një verë e bardhë e ëmbël,e lehtë e gazuar, nga rajoni i Astit në Piemonte, Itali. E prodhuar nga rrushi Moscato Bianco, ajo shquhet për aromat e freskëta të frutave dhe nuanca lulesh. Me përmbajtje të ulët alkooli dhe ëmbëlsi të balancuar, Moscato d’Asti është ideale si aperitiv i freskët.
Tipi: Verë e bardhë
Varieteti: Moscato
Zona e kultivimit: Piemonte
Aroma: Frutash sage
Shija: E butë dhe e ekuilibruar, me një freski të këndshme dhe një pasqyrim të qartë të ëmbëlsisë natyrale të rrushit
Përqindja e alkoolit: 5% vol
Temp. e shërbimit: 8 - 10°C
Shoqërohet me: Ëmbëlsira
Langhe Chardonnay DOC
Langhe DOC Chardonnay është një verë e bardhë italiane nga rajoni i Langhe në Piemonte. E prodhuar nga rrushi Chardonnay, kjo verë shquhet për freskinë dhe aromat e saj frutore dhe lulesh.
Tipi: Verë e bardhë
Varieteti: Chardonnay
Zona e kultivimit: Piemonte
Aroma: Fruta të pjekura
Shija: E freskët dhe minerale, me një ndjesi të butë dhe ngrohtë në shije
Përqindja e alkoolit: 13.5% vol
Temp. e shërbimit: 12 – 15 °C
Shoqërohet me: Peshk i pjekur në skarë ose i skuqur , mish pule , gjel deti ,Rizoto , fruta deti
Langhe Chardonnay DOC
Barbera d’Alba DOC
Barbera d’Alba DOC
Barbera d’Alba DOC është një verë e kuqe italiane nga rajoni i Langhe në Piemonte. E bërë nga rrushi Barbera, kjo verë shquhet për freskinë, aciditetin e lartë dhe aromat e pasura me nota të frutave të kuqe.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: Barbera
Zona e kultivimit: Piemonte
Aroma: Qershi
Shija: E freskët dhe e lehtë për t’u pirë, me shije të pasur dhe të këndshme pa qenë shumë e fortë
Përqindja e alkoolit: 14.5% vol
Temp. e shërbimit: 18 – 20 °C
Shoqërohet me: Mish të kuq , pasta , djathë
Nebbiolo Langhe DOC
Langhe DOC Nebbiolo vjen nga një histori që nis në vitin 1896 me familjen Massolino. Është një verë elegante dhe e strukturuar. Gjatë gjithë procesit të prodhimit i kushtohet vëmendje maksimale çdo detaji, për të nxjerrë në pah butësinë dhe elegancën natyrore të rrushit Nebbiolo.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: Nebbiolo
Zona e kultivimit: Piemonte
Aroma: Mjedër , violet
Shija: E thatë, elegante dhe harmonike, me taninë të buta dhe të rafinuara
Përqindja e alkoolit: 14% vol
Temp. e shërbimit: 18 – 20 °C
Shoqërohet me: Mish të kuq , pasta
Nebbiolo Langhe DOC
Barolo DOCG
Barolo DOCG
Barolo DOCG Massolino është një verë e kuqe e famshme dhe e respektuar nga rajoni i Langhe në Piemonte, e bërë nga rrushi Nebbiolo. Kjo verë ofron një përvojë të pasur dhe elegante, që pasqyron traditën dhe përkushtimin e familjes Massolino në prodhimin e verërave të shkëlqyera.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: Nebbiolo
Zona e kultivimit: Piemonte
Aroma: Aromë lulesh , fruta të kuqe , nota agrumesh
Shija: Me një aciditet të fortë dhe tanine që janë fleksibile dhe jo të thata
Përqindja e alkoolit: 14% vol
Temp. e shërbimit: 18 – 20 °C
Shoqërohet me: Pasta , risotto , mish të kuq