Kantina Livio Felluga është një nga emrat më të njohur të verarisë italiane, me rrënjë të thella në rajonin e Friuli Venezia Giulia ,themeluar nga Livio Felluga pas Luftës së Dytë Botërore . Sot, kantina drejtohet nga brezi i pestë i familjes Felluga, duke ruajtur vizionin e themeluesit: krijimin e verërave që pasqyrojnë tokën, klimën dhe karakterin unik të rajonit. E njohur për verërat e bardha elegante dhe komplekse, Livio Felluga është një simbol i cilësisë italiane në mbarë botën.
Picolit 0.375 L
Picolit 0.375 L
Picolit ë një verë me ngjyrë ari, e rrallë dhe e rafinuar, simbol i traditës dhe mjeshtërisë së rajonit Friuli Venezia Giulia. E prodhuar nga një varietet i veçantë, kjo verë e ëmbël pasqyron elegancën dhe kompleksitetin që e kanë bërë të njohur ndër shekuj si verë aristokrate.
Tipi: Verë e bardhë
Varieteti: Picolit
Zona e kultivimit: Friuli Venezia Giulia
Aroma: Kajsi të thata, fiq të karamelizuar, , arrë moskat,frut pasioni, kanellë , mjaltë
Shija: Elegante, e rafinuar dhe e butë, me një harmoni të përsosur mes butësisë, aciditetit dhe mineralitetit
Përqindja e alkoolit: 14 - 15% vol
Temp. e shërbimit: 10 – 12 °C
Shoqërohet me: Foie gras , pasta , peshk , fruta deti ,mish të thatë, ëmbëlsira
Sharis
Sharis është një verë e bardhë e krijuar për të pasqyruar bukurinë e larmishme të rajonit Friuli Venezia Giulia. Kjo verë është një përzierje e Chardonnay dhe Ribolla Gialla, që shpalos një profil të lehtë, të rafinuar dhe plot finesë, me strukturë të ekuilibruar .
Tipi: Verë e bardhë
Varieteti: Chardonnay, Sauvignon Blanc, Ribolla Gialla
Zona e kultivimit: Friuli Venezia Giulia
Aroma: Mollë , dardhë , jasemin , fruta tropikale , lëkurë limoni , nuanca balsamike
Shija: E freskët dhe harmonike, aciditet të lehtë dhe një përfundim mineral
Përqindja e alkoolit: 12.5% vol
Temp. e shërbimit: 8 – 10 °C
Shoqërohet me: Peshk të marinuar , supë , asparagus ,sushi
Sharis
Vertigo
Vertigo
Vertigo është një verë elegante e cila prodhohet në rajonin Friuli Venezia Giulia. Kjo verë shpreh karakterin dhe finesën e zonës. Mbyllet me një fund të gjatë dhe një nuancë të hidhur që kujton kafetë Arabica të sapo pjekura.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: Merlot, Cabernet Sauvignon
Zona e kultivimit: Friuli Venezia Giulia
Aroma: Fruta të kuqe,mjedër,mana te egra, nota agrumesh,piper ,kanellë
Shija: E freskët me strukturë të dendur taninash
Përqindja e alkoolit: 13% vol
Temp. e shërbimit: 16 – 20°C
Shoqërohet me: Pjata të para të kripura, mish të pjekur, djathëra të ndryshëm
Pinot Grigio
Pinot Grigio është një verë elegante nga kodrat e Friuli, me mineralitet të dallueshëm dhe strukturë kremoze. Prodhim i kujdesshëm nga rrushi i përzgjedhur, fermentuar në temperaturë të kontrolluar dhe i matur për kompleksitet dhe freski.
Tipi: Verë e bardhë
Varieteti: 100% Pinot Grigio
Zona e kultivimit: Friuli Venezia Giulia
Aroma: Kajsi , pjeshkë , lëkurë portokalli , erëza të freskëta , krem limoni
Shija: Shije të butë , aromë e freskët dhe përfundim i këndshëm me nuanca agrumesh
Përqindja e alkoolit: 13.5% vol
Temp. e shërbimit: 8 – 10 °C
Shoqërohet me: Pjata me peshk, meze , rizotto dhe me perime
Pinot Grigio
Sauvignon
Sauvignon
Një verë tradicionale friuliane . Varieteti, me origjinë franceze, u fut në Friuli gjatë sundimit të Habsburgëve dhe u popullarizua në fillim të viteve 1900. Një verë e freskët dhe magjepsëse, me nota të theksuara frutash ekzotike.
Tipi: Verë e bardhë
Varieteti: 100% Sauvignon
Zona e kultivimit: Friuli Venezia Giulia
Aroma: Erëza të ëmbla, gjethe domatesh, fruta ekzotike , kremi pastiçerie
Shija: E butë dhe freskuese, me përfundim të gjatë, nuanca mineralesh, erëzash dhe aciditet të theksuar
Përqindja e alkoolit: 13% vol
Temp. e shërbimit: 10 – 12 °C
Shoqërohet me: E shkëlqyer si aperitiv dhe përshtatet mirë me asparagus, supa me perime , peshk të marinuar
Abbazia di Rosazzo
Abbazia di Rosazzo është një prej verërave më ikonike të Livio Felluga dhe mban emrin e manastirit të lashtë të Rosazzos, një vend me histori të gjatë kulturore në zemër të Friulit, në veri të Italisë .Kjo cuvée e rafinuar e rrushit të bardhë vjen nga vreshta të vjetra 80-100 vjeçare, të cilat i japin verës karakter dhe kompleksitet unik.
Tipi: Verë e bardhë
Varieteti: Friulano, Pinot Bianco, Sauvignon, Malvasia, Ribolla Gialla
Zona e kultivimit: Friuli Venezia Giulia
Aroma: Kajsi të thata , pjeshkë , vaj i ëmbël , erëza , acaia
Shija: Me teksturë mëndafshi dhe volum të këndshëm, por njëkohësisht e freskët dhe dinamike përfundon me qëndrueshmëri të gjatë dhe thekse delikate mesdhetare, erëzash dhe mineralesh
Përqindja e alkoolit: 13.5% vol
Temp. e shërbimit: 12 – 14 °C
Shoqërohet me: Fruta deti , ostrike , caviar , carpaccio
Abbazia di Rosazzo
Terre Alte
Terre Alte
Krijuar në vitin 1981, Terre Alte konsiderohet si një nga verërat e bardha më prestigjioze të Italisë. Përzierja e ekuilibruar e rrushit Friulano, Pinot Bianco dhe Sauvignon, të kultivuar në Rosazzo në vreshtat historike të Terre Alte, jep një verë jashtëzakonisht elegante me aroma intensive frutash dhe lulesh.
Tipi: Verë e bardhë
Varieteti: Friulano, Pinot Bianco, Sauvignon
Zona e kultivimit: Friuli Venezia Giulia
Aroma: Lule portokalli ,jasemin , agrume, ananas, papaja, piper i bardhë, ginger, shafran
Shija: E balancuar, me aroma lulesh. Përfundim mineral, i gjatë dhe me shije të kripur
Përqindja e alkoolit: 13.5% vol

Shoqërohet me: Pjata peshku , mish të bardhë dhe perime