Castello del Terriccio ka një histori mijëvjeçare. Ndërmjet shekullit të 13-të dhe 14-të, Peshkopi i Pizës, nipi i Papës Bonifaci VIII, ia dha pasurinë kontëve Gaetani në emër të Kishës Romake. Në fund të shekullit të 18-të , princa të emigruar nga Polonia, e blejnë Terriccion dhe e mbajnë atë deri në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. Poniatowskët transformuan kështjellën e fortifikuar në një pasuri bujqësore, duke ndërtuar fermën për prodhimin e drithërave, ullinjve dhe rrushit, si dhe bodrumin dhe ndërtesat përkatëse.
Gian Annibale
Gian Annibale
Gian Annibale është një verë premium, e njohur për cilësinë e lartë dhe kompleksitetin e saj. Ajo vjen nga një nga vreshtet më të njohura të Toskanës dhe është krijuar për të nderuar trashëgiminë dhe pasionin e Gianni Anibale.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: Petit Verdot, Cabernet Sauvignon
Zona e kultivimit: Toskana
Aroma: Dru , mente , qershi te zeza , fruta pylli , mana te kuqe
Shija: Ka një shije elegante dhe një strukturë të thellë taninash që pasqyron bukur origjinën toskane
Përqindja e alkoolit: 15% vol
Temp. e shërbimit: 16–18 °C
Shoqërohet me: Mish të kuq, të pjekur ose të gatuar ngadalë, makarona , djathë të pjekur
Con Vento
E krijuar për herë të parë në vitin 1985, kjo verë është një prodhim i limituar prej vetëm 4,000 shishe në vit. Emri i saj ka marrë kuptimin “kodra e erës”, duke simbolizuar erën e lehtë mesdhetare që sjell një prekje kripe dhe një freski të këndshme në shije.
Tipi: Verë e bardhë
Varieteti: Sauvignon Blanc, Viognier
Zona e kultivimit: Toskana
Aroma: Qitro , kajsi , erëza të egra
Shija: E dendur dhe e butë në gojë shfaq shijen e frutave , të balancuara nga nuanca florale dhe erezat , që sjellin freski dhe thellësi
Përqindja e alkoolit: 13% vol
Temp. e shërbimit: 8–10 °C
Shoqërohet me: Peshk, fruta deti, antipasta të lehta dhe sallata verore
Con Vento
Tassinaia
Tassinaia
Tassinaia është një përzierje elegante e Cabernet Sauvignon dhe Merlot, e prodhuar për herë të parë në vitin 1992. Emri i saj vjen nga “Le Tassinaie” – “vendi i gurëve”. Me një prodhim vjetor prej 160,000 shisheve, kjo verë ruan cilësinë dhe karakterin që e bëjnë unike.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: Cabernet Sauvignon, Merlot
Zona e kultivimit: Toskana
Aroma: Manaferra , boronica, tabacco , vanilje, kumbulla , qershi
Shija: Në shije është e pasur dhe e rrumbullakët, me nota kumbulle dhe qershie që hapen butë, ndërsa taninet e buta japin një ndjesi të këndshme që zgjat në fund
Përqindja e alkoolit: 14% vol
Temp. e shërbimit: 16–18 °C
Shoqërohet me: Mish viçi , qengji , biftek
Castello del Terriccio
Castello del Terricio është një verë, e prodhuar në Toskana, me një prodhim ekskluziv prej 20,000 shishe në vit. Me një përzierje të kujdesshme rrushi si Syrah dhe Petit Verdot, kjo verë ofron shije dhe elegancë.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: Syrah, Petit Verdot
Zona e kultivimit: Toskana
Aroma: Aromë balsamike , erëza , manaferra , boronica, cokollatë , mente
Shija: Shije të pasur, komplekse, me nota frutash të errëta me tanine të buta dhe një mbyllje të gjatë
Përqindja e alkoolit: 14% vol
Temp. e shërbimit: 16–18 °C
Shoqërohet me: Mish të kuq dhe djathëra të ndryshëm
Castello del Terriccio
Lupicaia
Lupicaia
Eshtë vera ikonë e Castello del Terriccio, prodhuar për herë të parë në vitin 1993. Me një prodhim të kufizuar prej vetëm 30,000 shishe në vit, kjo verë prestigjioze nga rrushi Cabernet Sauvignon buron nga vreshta me toka minerale, që i japin strukturë, dhe elegancë.
Tipi: Verë e kuqe
Varieteti: Cabernet Sauvignon, Petit Verdot
Zona e kultivimit: Toskana
Aroma: Qershi e errët , manaferra, erëza , cokollatë e zezë
Shija: Taninet janë të plota, të buta dhe të balancuara, duke lënë një shije të gjatë dhe të rafinuar
Përqindja e alkoolit: 14% vol
Temp. e shërbimit: 16–18 °C
Shoqërohet me: Biftek , mish qengji , mish viçi
Castello Del Terriccio Vaj Extra të Virgjër Ulliri
Vaji “Terriccio” prodhohet nga 10,000 pemë ulliri të moshës 50–60 vjeçare, të mbjella në toka të ndryshme që i japin vajit karakterin e tij unik dhe të pasur. Ullinjtë vijnë nga varietete të zgjedhura me kujdes: Moraiolo, Leccino, Maurino, Frantoio, Pendolino dhe Rosciola ,secila duke kontribuar me veçoritë e veta në shijen dhe aromën e vajit. Ky vaj karakterizohet nga një rendiment i mirë dhe një profil aromatik tipik toskan.








Castello Del Terriccio Extra Virgin Olive Oil