NIPOZZANO CHIANTI RUFINA RISERVA
Varietet Sangiovese dhe me rrush komplementar (Malvasia Nera, Colorino Merlot, Cabernet Sauvignon).
Koha e staxhionimit 24 muaj, pjesërisht në dru. Është e kuqe e purpurt e qartë dhe e shndritshme. Në nuhatje është intensive dhe komplekse, ku mbizotërojnë notat e luleve dhe me nuanca të frutave të kuqe, të tilla si mjedër, manaferrë dhe boronicë, të pasuara nga notat e pjekura dhe djegëse të gjetheve të çajit, të arrës, myshkut dhe të kafes. Kombinohet me mish të kuq të pjekur në skarë, qengj të pjekur në furrë dhe djathë deleje pak të staxhionuar.