GAJA & REY LANGHE DOP
CHARDONNAY
Fermentimi dhe vjetrimi bëhet në çelik dhe dru. Në nuhatje është aromatike dhe komplekse. Në shije tregon intensitet dhe qëndrim të theksuar, karakter elegant me nota minerale dhe një aciditet të gjallë. Tregon një kapacitet të shkëlqyer për vjetrimin në shishe.