AMARONE DOCG (CLASSICO)
70-75% CORVINA VERONESE, 20% RONDINELLA DHE 5% ROSSIGNOLA DHE NEGRARA
Ka një ngjyrë të purpurt të thellë dhe shpreh një buqetë aromash prej reçeli, qershie dhe kumbulle së bashku me shijet e vaniljes dhe të pjekjes. Shija është e plotë, harmonike, e balancuar dhe e qëndrueshme. E lëshon të gjithë fuqinë e saj në gojë me një trup të ngrohtë dhe elegant.
Preferohet të kombinohet me mishrat e egër, mishrat e pjekur në skarë dhe të zier, por edhe si një verë tavoline.